SHBA/ Të shtëna pranë Kapitol, një i vdekur
Një djalosh i ri afro amerikan, ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave që u regjistruan në një distancë të afërt me ndertesën e Kapitolit në Washington. Lajmi është bërë i ditur nga burime policore e cila saktësoi se të shtënat nuk kanë të bëjnë aspak më zhvillimet dhe aktivitetet që po ndodhin në Kongresin Amerikan. Ngjarja ka ndodhur ndërmjet një makine të policsë dhe një autoveture të bardhë , një Mercedes që po tentonte të largohej me shpejtësi. Prej makinës së bardhë zbriti një person i cili ishte i armatosur dhe që më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagos edhe dy policë. "Ngjarja ka ndodhur të mërkurën gjatë ndalimit rutinë të trafikut", tha një zëdhënës i policisë. Stafi i senatit raportohet se kjo ndodhi nuk ka asnjë lidhje me sigurinë në Kapitolin amerikan. Menjeherë policia ka mbyllur njërën prej rrugeve që të çon në senat si dhe hyrjet per në godinën e Kongresit.