E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Piero mjafton per Juven, Inter +4 pike

Nje gol dhe tre pike te merituara per Juventusin. Pas ndeshjeve te para te vitit 2009, bardhezinjte ndodhen vetem kater pike larg Interit, qe kryeson kampionatin italian. "Zonja e Vjeter" eshte tashme pretendente per te fituar titullin kampion ne Itali. Bardhezinjte e Ranierit jane mjaftuar me nje gol te Alesandro Del Pieros, ne ndeshjen e djeshme, ndaj Sienes. Pavaresisht mungesave te shumta qe kishte Juve, kapiteni legjendar shenoi me nje goditje te lire, ne minuten e '33, duke treguar se eshte perfekt, ne te tilla raste. Deri ne fund Juventusi zhvilloi nje ndeshje pozitive. Ishte goli i shtate sezonal i Del Pieros ne radhet e Juventusit. Interi nje dite me pare eshte ndalur ne "San Siro" nga Kaljari, ne barazim 1-1. Zikalterit ishin ne disavantazh ne pjese te dyte, por barazoi ne fund sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic. Gjithsesi, dy pike te humbura per ekipin e Murinjos dhe menjehere perfituan rivalet e tyre. Ranieri pas fitores se fundit eshte shprehur: "Ekipi po vazhdon ecurine e rezultateve pozitive dhe kjo eshte pozitive, pasi deri ne fund rruga eshte ende e gjate." Ne ndeshjet e tjera bie ne sy edhe fitorja e Napolit, qe ka prekur zonen e "Champions". Napoli eshte ngjitur ne vend te trete, fale triumfit qe siguroi ndaj Katanias, fitore qe e siguroi me shume veshtiresi. Ne fund te ndeshjes shenoi per napolitanet Maxhio, pas nje gabimi trashanik te Hamshik. Por, rezultatin surprize e realizoi ne kete jave ekipi i Fiorentines, qe eshte mundur ne shtepi, nga Lece, 2-1. Lacio siguroi nje fitore me shume rendesi ne fushe te Rexhines. Pandev shenoi tre gola per kryeqytetasit. Barazim 1-1, mes Udinezes dhe Sampdorias. Del Vekio barazoi ne pjese te pare per vendasit, me ane te nje 11-metershi. Palermo zgjidhi gjithcka lehte me Atalanten, ne fushe te saj, duke siguruar tre pike te rendesishme.

A. Muraci

Seria A (rezultatet)

Xhenoa-Torino 3-0

Inter- Kaljari 1-1

Bolonja - Kievo 1-1

Fiorentina - Lece 1-2

Juventus - Siena 1-0

Napoli - Katania 1-0

Palermo - Atalanta 3-2

Rexhina-Lacio 2-3

Udineze- Sampdoria 1-1


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›