Trajneri, tur evropian para Maltes
Holandezi i bankines shqiptare po vezhgon edhe dy lojtare te tjere, per t'i perfshire ne kombetare
Aranit Muraci
Trajneri i kombetares sone, Ari Han do te vezhgoje gjate ndeshjeve te ardhshme disa nga lojtaret kuqezinj, ne ekipet ku ata luajne, qe jane apo jo pjese e kombetares, per te qene me i vendosur ne lidhje me ndryshimet e mundshme. Trajneri duhet te bindet mire para se te vendose ne lidhje me emrat e rinj qe do te jene pjese e kuqezinjve, ne ndeshjet e tjera te eliminatoreve te kampionatit boteror "Afrika e Jugut 2010". Ne planet e trajneri mesohet se jane edhe dy emra te tjere shqiptare, "new-entry", nje mbrojtes dhe nje mesfushor, per te cilet do te jepet vendimi zyrtar, pasi te jene pare nga afer, ne ditet e ardhshme. Nje muaj para ndeshjes zyrtare me Malten, perfaqesues te ekipeve tona kombetare deklarojne se plani i trajnerit eshte i tille, qe te shohe edhe elementet e tjere, te cilet nuk e kane bindur ne ndeshjet e kaluara dhe qe trajneri mendon se ka vend per te bere ndryshimet e nevojshme. Nderkohe, pasi te jete perzgjedhur formacioni, ne ndeshjen ndaj Maltes nuk priten eksperimente nga ana e trajnerit. Kuqezinjte duhet te fitojne patjeter per te mos cenuar objektivin, madje trajneri e ka konsideruar jo te lehte ndeshjen e ardhshme me Malten. Fitorja e kuqezinjve ndaj maltezeve shihet e veshtire, per arsye te treguesve dhe ecurise se kundershtarit ne ndeshjet e kaluara, ne La Valeta. Me perjashtim te ndeshjes se pare, kur i mundi Portugalia, ekipi qe mban vendin e fundit ne grupin tone, ndaj Hungarise arriti dhe zhvilloi nje ndeshje pozitive, pavaresisht humbjes minimale ne fund. Ne fakt Malta nuk ka asnje pike ne ndeshjet e deritanishme, por ne fushen e tyre kundershtari i radhes per kombetaren tone eshte paraqitur rezistent. Per kete arsye holandezi eshte shprehur se duhet bere kujdes ne ndryshime, si perballe Maltes, ashtu edhe per ndeshjen e marsit, ndaj Hungarise, per te mos rrezikuar pasi jane dy ndeshje percaktuese te objektivit final te kombetares. I vetmi ndryshim i sigurt do te jete ai i kapiteneve. Kapiteni aktual i kombetares sone Altin Lala, per shkak te nje operacioni ne shpine nuk do te jete gati ne kete ndeshje. Lala ka disa jave qe nuk del ne stervitje dhe pritet t'i rikthehet gjendjes optimale, te ekipi i tij ne Gjermani Hanover 96, ne mesin e muajit shkurt. Si rrjedhoje e mungeses se Lales, kosovari Lorik Cana pritet te mbaje shiritin e kapitenin qe nga minuta e pare e ndeshjes. Per Canen do te jete ndeshja e pare zyrtare, kapiten i kombetares se Shqiperise.