Erjon Bogdani "ndjek" Kievon nga stoli
Sulmuesi i kombetares sone, Erjon Bogdani nuk eshte aktivizuar asnje minute ne radhet e Kievos, ne ndeshjen e djeshme te Seria A, ndaj Bolonjes. Kievo shenoi nje rezultat pozitiv ne fushe te Bolonjes, 1-1, me gol te Polister. Ne pjesen e dyte trajneri i Kievos eshte kujtuar te beje ndryshimet e nevojshme, por nuk ka aktivizuar per asnje minute lojtarin shqiptar. Keshtu, Erjon Bogdani e ka ndjekur nga stoli te gjithe ndeshjen, duke mos gjetur serish hapesire ne radhet e Kievos. Ne pjesen e pare te kampionatit sulmuesit e kombetares shqiptare kane kaluar nje periudhe te "erret". Erjon Bogdani, Hamdi Salihi, Besart Berisha dhe Edmond Kapllani, ose kane qene te demtuar, ose kane qendruar ne stol. Me perjashtim te Hamdi Salihit, i cili e ka te sigurt vendin ne formacionin e Riedit, por per shkak te problemeve te demtimit ka qendruar jashte ekipi, te tjeret thuajse nuk jane preferuar ne radhet e skuadrave ku bejne pjese, qe prej fillimit te edicionit te sivjetshem.