Kater kuqezinj, ne dileme per te levizur
Aktualisht, kater lojtare te perfaqesues sone jane ne dileme per te vazhduar karrieren ne ekipet ku ata luajne, apo te ndryshojne ambient, per shkak te ofertave qe ata kane ne kampionate te tjera me te forta. Sulmuesi i Riedit, Hamdi Salihi per te mos vene ne pikepyetje vendin ne formacionin baze te kombetares sone synon te kaloje ne nje skuader te re, por kerkesa e tij nuk pranohet nga klubi, ashtu sikurse edhe Lorik Cana te Marseja. Kosovari eshte aktualisht i demtuar dhe nuk ka qene titullar ne ndeshjen e fundit te Marsejes, gjate fitores qe siguroi kjo e fundit perballe Okserit. Ai pritet te rikthehet kete jave ne stervitje, bashke me grupin. Lorik Cana eshte shprehur se deshiron te ndryshoje skuader dhe jane disa ekipet te medha qe e kerkojne ne markato. Olimpiku i Marsejes per shkak te synimeve ne kampionat dhe impenjimeve ne Kupen UEFA deshiron te mbaje patjeter kosovarin, deri ne fund te edicionit. Debatik Curri, mbrojtesi kuqezi eshte vene ne shenjester te Gencirlbirlicit ne Turqi, por edhe Dortmundi e Shtutgarti ne Gjermani interesohen per sherbimin e tij. Edhe ai mund te ndryshoje ambient, ne nje nga keto dite. Nderkaq, mbrojtesi tjeter i kombetares sone, Endri Vrapi qe luan me Elbasanin kerkohet nga Dinamo, Vllaznia ne Kategorine Superiore dhe disa ekipe te huaja, ku me i mundshmi eshte kalimi i tij per te qipriotit e Omonia Nikosias.