Del Piero në dyshim për Kievon
Edhe Ferrara duket se nuk di më shumë. Del Piero edhe ditën e martë ka punuar në palestër, bashkë me fizioterapistin Espozito. Javën e kaluar ka marrë një goditje në kurriz, që nuk e ka lejuar të zbresë në fushë me rastin e Trofeut Tim dhe në atë Berluskoni, edhe pse kundër Milanit është grumbulluar rregullisht me skuadrën.
Domethënë nuk kemi të bëjmë me një gjë serioze. Më shumë shqetësimi ka të bëjë me pasojat e kësaj goditjeje, duke parë se disa herë dhembja e kurrizit krijon probleme të tjera që mund të shkaktojnë dëmtime muskulare.
Gjithsesi, zërat e fundit që vijnë nga ambienti bardhezi flasin për një Del Piero që do të rekuperohet shumë shpejt dhe ai vetë pret me padurim: “Dua të fitoj kampionatin dhe të shkoj në Botëror”, ka thënë kapiteni bardhezi.
Por, për t u siguruar për rekuperimin e tij, do të duhet të pritet testi i fushës.