E Diel, 1 Nëntor 2026

Olimpiakos gati për fazën në grupe

Golat e shënuar në pjesën e dytë nga Dudu dhe Kostas Mitroglu e vënë Olimpiakosin në një pozicion të fortë për ndeshjen e kthimit në Athinë të mërkurën që vjen dhe nëse skuadra greke luan si në ndeshjen e parë, do të rikthehen në fazën e grupeve pas një viti mungesë.

“Skuadra vendase luajti mirë, por Olimpiakosi edhe më mirë”, ka thënë Dudu. “Morëm një rezultat të mirë në Moldavi dhe ajo që duhet të bëjmë është të luajmë mirë para tifozëve tanë. Detyra jonë është të shkojmë përpara në fazën e grupeve. Hapin e parë e kemi bërë”, ka shtuar Dudu.

Mesfushori i Olimpiakosit, Enco Mareska, shtoi se “FC Sherif tregoi se e meritonte vendin në raundin e plejofit të Ligës së Kampionëve. Ata luajtën shumë mirë në pjesën e parë, por në të dytën ne arritëm të shënonim shpejt dhe më pas fituam”.

Sulmuesi rus i skuadrës moldave, Aleksandr Erokhin, i cili është kthyer në formë pas një dëmtimi në kokë, mendon se rezultati është i drejtë. “Ne donim të arrinim një rezultat të mirë, por grekët nuk na lejuan. Olimpiakosi shënoi dy herë për faj të gabimeve tona, ndërsa ne nuk përfituam nga rastet që krijuam”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›