E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramadan Shehu emërohet trajner i Elbasanit

Elbasan - Ramadan Shehu do të jetë trajner i Elbasanit deri në përfundim të këtij sezoni. Tekniku Shehu do të jetë trajneri i tretë tek Elbasani brenda këtij sezoni, pas Mirel Josës dhe Faruk Sejdinit. Ky i fundit u vetëlargua nga drejtimi i elbasanasve pas shumë rezultatesh negative, duke mos arritur të fitonte asnjë takim.

Ramadan Shehu ka drejtuar edhe gjashtë ekipe të tjera në karrierën e tij: Tiranen, Partizanin, Vllaznine, Besen, Flamurtarin dhe Shkumbinin. Shehu nënshkroi një kontratë deri në fund të sezonit, njëkohësisht do të jetë edhe trajneri i përfaqësueses U-19.

Aktualisht, Elbasani ndodhet në vendin e 10-të me 27 pikë, duke lënë pas vetes vetëm Apoloninë dhe Bylisin, të dyja me nga 25 pikë. Debutimin e tij me Elbasanin trajneri Shehu do ta bëjë në përballjen me Bylisin këtë javë në “Ruzhdi Bizhuta”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›