Del Ponte: Armët kimike në Siri i përdorin rebelët

Si anëtare e komisionit të OKB-së për hetimin e ngjarjeve në Siri, Carla Del Ponte deklaroi për një televizion zviceran se, kryengritësit janë përgjegjës për sulmet kimike në Siri. “Është e nevojshme që çdo gjë të hetohet me kujdes. Tani për tani kemi dyshime se ishin kryengritësit ata që përdorën armët kimike”, sqaroi ajo, transmeton Shekulli online.
Po kështu, Del Ponte theksoi se ende nuk ka dëshmi të plota që gjatë sulmeve është përdorur gazi sarin, mirëpo sipas deklaratave të viktimave dhe, është e sigurt që ishte ky gaz ai që shkaktoi vdekjen e një numri të madh njerëzish.
"Ne nuk kemi mekanizma për të kryer sulme të tilla. Lufta jonë është luftë për demokracinë. Ne dëshirojmë të ndërtojmë një shtet të lirë dhe demokratik, i cili do të funksionojë në përputhje me të gjitha rregullat”, deklaroi zëdhënësi i kryengritësve sirianë.