Velipojë, mbyten dy persona, njëri prej tyre nga Kosova

Dy veta janë mbytur sot pasdite në plazhin e Velipojës; njëri i cili po mbytej sepse nuk dinte not dhe tjetri që shkon ta shpëtojë.
Viktimat janë Adnan Halimi nga Kosova, 50 vjeç dhe Besnik Paçrami 56 vjeç nga Shkodra, raporton AReport.
Në anën tjetër, Top Channel raporton për tre të mbytur por pa sqaruar më shumë.
Sipas AReport, ka qenë Halimi ai i cili nuk dinte not dhe për ta shpëtuar nga dallgët e larta është futur në ujë Paçrami, por janë mbytur të dy teksa lartësia e ujit i kishte kaluar 3 metrat. Nga dallgët në Velipojë kanë rrezikuar jetën edhe 3 të tjerë.