E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kusari- Lila largohet nga postet e qeverisë

Zv/kryesministrja e Kosovës Mimoza Kusari – Lila ka thënë sot në në Klan Kosovë se do të japë dorëheqje nga dy postet që mban në Qeveri; atë zv. kryeministres dhe atë të Ministria e Tregtisë.

Kjo gjë sipas saj do të ndodhë në momentin kur do të fillojë zyrtarisht fushata zgjedhore.

Gjatë intervistës ajo tha se nuk do t’i pezullojë këto dy pozita, për t’i ruajtur deri pas zgjedhjeve, por do të largohet krejtësisht. Këtë vendim ajo tha se e merr e bindur në fitoren e saj në Gjakovë.

Ministrja e Tregtisë tha se është e lumtur që me punën e saj arriti që këtë institucion që sipas saj ishte në plan të shuhej, ta ngre këtu ku është sot./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›