NATO do qëndrojë në Kosovë deri sa të jetë e nevojshme
BRUKSEL- NATO do të qëndrojë në Kosovë deri sa të jetë e nevojshme. Deklarata vjen nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, i cili thekson se Kosova mbetet sfidë e institucionit që ai përfaqëson.
Në një prononcim për Koha Ditore, Rasmussen vlerëson se situata në terren në pjesën e dytë të vitit të shkuar, kur u përshkallëzua dhuna në veri, shërbeu si vërejtje se NATO duhet të pres me vendimet për zvogëlim të pranisë në Kosovë.
“Aleatët dhe partnerët, me gjithë dallimet rreth statusit të Kosovës, janë të përkushtuar që të ndërtohet një Kosovë e qëndrueshme për të gjithë qytetarët e saj”,- thekson Rassmusen.
Rasmussen, thekson se liria e lëvizjes për KFOR-in, sikur edhe për të gjithë aktorët e tjerë dhe individët në Kosovë nuk është e negociueshme. “KFOR-i ka menaxhuar situatën në terren në pjesën veriore në një mënyrë të matur, në përputhje me mandatin tonë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë me kujdes, vendosmëri dhe paanshmëri”,- është shprehur sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen,.
(el.me/BalkanWeb)