Moti i keq, ngrica në gjithë vendin
TIRANË- I gjithë vendi është përfshirë nga temperatura të ulta, ndërsa reshjet e borës janë ndërprerë.
Nderkaq vijojnë të jenë të bllokuara disa komuna si pasojë e reshjeve të borës që ranë dy ditë më parë në zonat malore, kryesisht në veri dhe juglindje të vendit. Në Pukë janë të bllokuara komunat Kryezi dhe Iballë, ndërsa numërohen rreth 10 fshatra të izoluara.
Në Dibër të izoluara janë ende komunat Lurë, Kala e Dodës, Sllovë. Në Bulqizë rezultojnë Ostren, Trebishtë. Në Mat komuna Macukull dhe Xibër janë të izoluara, ndërsa ka vështirësi kalimi në akset kryesore të veriut për shkak të pranisë së akullit.
Në Korcë, aksi Kapshticë – Kozanë është i i kalueshëm me zinxhirë. Ndërkaq ngricat kanë vështirësuar qarkullimin edhe në aksin Korçë- Kapshticë, në Qafën e Qarrit, Qafën e Llogarasë si edhe në Voskopojë.
Në Përmet, mbetet e bllokuar komuna Frashër si pasoje e trashësisë së bores. Gjatë natës për shkak të rënies së temperaturave sot vendi ynë ka sërish probleme e vështirësi për lëvizjen e mjeteve në akse për shkak të ngricave dhe akullit.
(e.me/news24/BalkanWeb)