E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Te shkrihen te 100 nendeget e PD"

Partia Demokratike pak jave me pare mblodhi edhe kryesine e saj ne nje mbledhje per organizimin e strukturave te brendshme te kesaj partie. Keshtu gjate kesaj mbledhje u diskutua ne lidhje me shkrirjen e nendegeve te PD-se ne te gjithe vendin dhe forcimin e 12 degeve kryesore te saj. Pas mbledhjes me dyer te mbyllura, Sekretari i Pergjithshem i PD-se, Ritvan Bode deklaroi se shkrija e nendegeve ishte edhe nje vendim i ndermarre per te perafruar organizimin e partise me sistemin e ri elektoral qe eshte sanksionuar pak muaj me pare ne Kushtetute. Kalimi i sistemit zgjedhor nga sistemi i perzier ne proporcional rajonal sipas Bodes, kerkon edhe nje organizim te ri te partise ne te gjitha deget e saj. Sekretari i Pergjithshem i PD-se deklaroi se ne kete parti do te forcohet edhe roli i seksioneve dhe ato do te funksionin edhe ne komuna, pa llogaritur ketu qytetet kryesore ne vend. Ne mbledhjen e ardhshme te kryesise pritet te shpallet edhe data kur do te nis fushata per zgjedhjet e reja brenda kesaj partie.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›