D'alema: Rama, nje shprese per Shqiperine ne BE
Kryetari i PS, Edi Rama ka qene i ftuar te flase perpara te pranishmeve ne nje takim te organizuar nga e majta italiane per te ardhmen e shoqerise bashkekohore. Kryesocialistit i eshte kerkuar nga organizatoret te paraqese eksperiencen e tij te suksesshme ne Tirane dhe nje pamje perspektive te hapesires komunitare ne nje kohe ndryshimesh radikale per te gjithe boten. Edi Rama ka vene theksin tek nevoja e nje vizioni te ri evropian per pjesen e Ballkanit qe ka mbetur ende jashte Bashkimit Evropian dhe ka nenvizuar se politika e vjeter e izolimit te ketyre popujve sjell efekte negative ne procesin e rritjes dhe te zhvillimit te vete vendeve te zhvilluara. Gjate fjales se tij Rama ka nenvizuar se eshte koha per integrim dhe jo izolim: "Ne fakt nuk eshte e vertete qe politikat izoluese jane te sukseshme, pasi keta persona kane nevoje te ndjehen pjese e nje bote te perbashket, nese nuk ndjehen pjese e kesaj bote do jene gjithnje te prirur ta shkaterrojne kete bote", tha Rama. Ndersa ish kryeministri italian Massimo D' Alema, dhe nje nder lideret e se majtes italiane, gjate nje prononcimi u shpreh se politika shqiptare ka qene e dominuar nga ata qe mund te cilesohen "dhelpra te vjetra". Rama eshte nje potencial dhe nje shprese e rendesishme per te ardhmen e Shqiperise, tha D'Alema.
Duke u nisur nga puna e perbashket e dy grupeve te eksperteve, cilat jane pikat e programit ku ekspertet italiane do te perqendrohen me se shumti?
Eshte nje eksperience shume interesante e kesaj pune te perbashket mes personaliteteve politike dhe intelektuale shqiptare dhe nje grupi intelektualesh italiane. Nderkohe eshte nje pune qe vazhdon edhe ne shenje te fqinjesise se mire ndermjet dy vendeve tona, proces qe duket se ka vene ne evidence shume ide interesante. Si per sa i perket vleresimit te rolit nderkombetar te Shqiperise ne Mesdhe dhe ne politikat e bashkepunimit e te paqes, si edhe per sa i perket politikave te zhvillimit per te krijuar vende pune, ashtu si edhe nje model te ri energjetik qe rivlereson burimet natyrore shqiptare, nje sistem te mbrojtjes sociale me efikas e shume te tjera. Pra, me duket se e gjithe kjo pune do te ravizoje nje perspektive interesante te rinovimit dhe zhvillimit shqiptar.
Cila do te ishte keshilla juaj per Edi Ramen per te qene nje kryeminister eficent neser?
Une tashme e njoh prej vitesh Edi Ramen. Ai ka qene dhe eshte nje kryetar i suksesshem i bashkise se Tiranes, gje qe sipas meje paraqet nje vlere themelore. Ai mund t'ju demonstroje qytetareve shqiptare se eshte nje njeri qe ka ditur dhe di te administroje mire ceshtjet publike. Edi Rama eshte nje intelektual, nje njeri qe ka vizion evropian, dhe per me teper nje njeri qe eshte i njohur dhe i respektuar ne Evrope. Une vete e konsideroj si nje potencial mjaft te fuqishem per te ardhmen e Shqiperise dhe per marredheniet e ardhshme ndermjet Shqiperise dhe Italise.
Une nuk bej parashikime elektorale. Mund te bej nje urim ne kete pike dhe kete e bej me shume kenaqesi ne emer te miqesise dhe mbeshtetjes. Politika shqiptare ka qene per nje kohe te gjate e mberthyer nga ata qe ne italianet i quajme "dhelpra te vjetra". Ndersa Edi Rama nga ky kendveshtrim perfaqeson nje gjenerate te re dhe nje menyre evropiane per te bere politike, keshtu qe une mendoj se perfaqeson nje shprese shume te rendesishme per vendin tuaj.