Del në dritë një furrë qeramike e shekullit XIII-XIV pas Krishtit
në Mesopotam, disa kilometra larg Sarandës bëri që të dilte në dritë dhe furra e vjetër antike. Historiani Gëzim Sala dhe rektor i Universitetit "Eqrem Çabej" në Gjirokastër tregon se furra u zbulua 12 kilometra larg qytetit të Sarandës, 400 metra në veri të kishës së Mesopotamit. Sipas tij, kjo furrë është e para e zbuluar në jug të vendit dhe ka vlera të veçanta për njohuritë e përpunimit të qeramikës së ndërtimit në këtë territor. Objekti me përmasa katërkëndorë 6.20 x 1.15 metra, trashësi 9 centimetra ishte fshehur prej shekujsh në thellësi 25 centrimetra. Tullat e punuara me baltë të përzier me kashtë drithi me ngjyrë të kuqe ruajnë në faqet anësore gjurmë djegieje nga temperaturat e larta. Ndërtimi i furrës është i ndarë në dy pjesë: dhoma e pjekjes dhe vatra, që në shtresë horizontale krijojnë skorën. Ajo mbështetet në boshte çifte kolonash, që lidhen me harqe me diametër 0,60 metra midis tyre të ndërtuar me tulla në formë trapezoidale, me gjatësi dhe gjerësi përkatësisht 27 dhe 22 centrimetra. Historiani tregon se në periudhën romake ekzistojnë furra pa mbulesë, ku përdoreshin enët dhe tjegullat për largimin e tymit.
Last Updated on E Premte, 21 Maj 2010 20:06