Euro rritet në Evropë dhe Azi
Në një tregti të paqëndrueshme, dollari australian kërceu lart, duke barabitur humbjet që shënoi gjatë javës, pas zërave se banka qendrore e Australisë mund të ndërhyjë të mbështesë monedhën e lënduar. Banka Mbretërore e Australisë, RBA, deklaroi se nuk bënte komente mbi lëvizjet e tregjeve. Mes rrëmujës së gjendjes së euros, që vjen falë shqetësimeve mbi impaktin e gjerë ekonomik që mund të ketë kriza e borxheve sovrane në rritjen ekonomike, euro u fundos në nivele fundore 4-vjeçare gjatë kësaj jave në raport me dollarin, çka i bëri pozicionet e shkurtra neto të monedhës evropiane të kapnin maja rekord të larta. Analistët thonë se me frymën e largimit nga rreziqet që po përndjek tregjet, investitorët po kuptojnë rreziqet si të mbajtjes së shumë eurove, ashtu edhe të zotërimit të pak prej tyre, veçanërisht po të mbahen parasysh spekulimet se autoritetet mund ta mbështesin euron.
Itali-Greqi, tubacioni i gazit në 2016
Konsorciumi i gazit Trans Atlantic Pipeline (TAP) bëri një hap përpara të enjten, duke nënshkruar me kompaninë gjermane E.ON Ruhrgas si partnere dhe duke i lodhur rivalët në garën për të transportuar gaz drejt Evropës nga rajoni i Kaspikut. E.ON Ruhrgas sjell me vete një treg shumë të zhvilluar në Itali, duke ndihmuar që projekti i gazsjellësit prej 1,5 miliard eurosh të konkurrojë fort për furnizimet e ardhshme me gaz të Azerbajxhanit me rivalët e tjerë, si gazsjellësi ITGI, si dhe projekti Nabbuco prej 7,9 miliard eurosh. Furnizimet e ardhshme nga fushat e gazit Shah Deniz të Azerbajxhanit shihen si basti më i mirë i Evropës për të rritur importet e gazit, dhe për to luftohet fort nga konsorciumet e gazsjellësve. Gazsjellësi është në qendër të projektit që lidh Greqinë me Brindizin e Italisë, duke kaluar nëpër Shqipëri dhe në Detin Adriatik, dhe mund të jetë funksional në vitet 2016-2017. Ky afat u bë publik në Bruksel, pas nënshkrimit të marrëveshjes mes grupit E.ON Ruhrgas, kompanisë zvicerane EGL dhe grupit norvegjez Statoil, këto dy të fundit lidere të projektit të gazsjellësit të trans-adriatikut, TAP.
FMN: Kujdes me reduktimin e buxhetit
Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, tha për televizionin France 2, se Gjermania dhe Franca nuk duhet të fokusohen në reduktimin e deficitit buxhetor. Nëse Gjermania dhe Franca do të ulin menjëherë deficitin, atëherë kjo do të ndikojë në rënien e zhvillimit ekonomik, tha Kahn. Ai tha se Eurozona ka nevojë për një qeverisje të fortë ekonomike dhe një politikë të rritjes së ekonomisë, që të tejkalojë krizën aktuale. Ndërkohë Kahn nuk vuri në diskutim nevojën për masa të rrepta financiare në Greqi, Spanjë dhe Portugali por shprehu shqetësim për planet e masave të forta në vendet e Eurozonës, me në krye Gjermaninë dhe Francën. "Vendet e mëdha nuk duhet të ngadalësojnë rritjen në mënyrë të shpejtë, sepse kjo do të sjellë çrregullim të ekonomisë, tha Kahn, duke shtuar se rregulli për deficit 3% në vitet 2012-2013, nuk është i shkruar në gur. "Ne duhet të reduktojmë deficitet por nuk duhet të sforcohemi, tha ai. Kreu i FMN-së dhe ish-Ministri socialist në Francë, bëri thirrje për më tepër koordinim pan-Europian.