E Diel, 1 Nëntor 2026

Antibiotikët pa kriter shkaktojnë infeksione në lëkurë e mëlçi

Rezistenca ndaj antibiotikëve është bërë një shqetësim në rritje mes ekspertëve të shëndetësisë në mbarë botën. Shkencëtarët kanë frikë se pas disa viteve organizmi i njeriut mund të bëhet thuajse i pambrojtur kundër disa infeksioneve bakteriale. Këto shqetësime nxjerrin përsëri në pah nevojën e përdorimit të antibiotikëve vetëm kur duhen.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron rezistencën ndaj antibiotikëve, si një nga tre kërcënimet më të mëdha për shëndetin e njeriut. Përdorim jo i saktë i këtyre barnave ka çuar në krijimin e baktereve të qëndrueshme. Ekspertët thonë se nëse përpjekjet për të luftuar problemin nuk fillojnë tani, infeksionet dikur të shërueshme mund të bëhen të rrezikshme. Specialistët ka bërë me dije se "Nëse problemi nuk trajtohet tani, njerëzimi mund të hyjë në një epokë me pak ose asnjë ndërhyrje klinike për të luftuar disa infeksione". Specialistët janë të shqetësuar se sa më shumë që një antibiotik përdoret, aq më pak i efektshëm bëhet. Mutacioni ose ndryshimi gjenetik i baktereve, që i bën ato më rezistente ndaj antibiotikëve, është një proces natyror. Por ky proces është shpejtuar për shkak të përdorimit të tepruar të antibiotikëve. Dr. Donald Poretz thotë se bakteret rezistente mund të çojnë në shtimin e disa sëmundjeve të rënda, si infeksionet e lëkurës e mushkërive. Një nga infeksionet më vdekjeprurës i lindur nga rezistenca bakteriale është Methicillin-Rezistent Staphylococuk Aureus, i njohur zakonisht si MRSA, i cili shkakton vdekjen e 19.000 njerëzve çdo vit vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Last Updated on E Premte, 21 Maj 2010 21:15

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›