Del në pension Rio Ferdinad, tërhiqet nga futbolli në moshën 34-vjeçare
Rio Ferdinand ka dalë në pension nga futbolli ndërkombëtar. Mbrojtësi i Manchester United, 34 vjeç, ka luajtur 81 herë për kombëtaren e Anglisë në një karrierë që zgjati 14 vjet.
Ai ishte thirrur nga bosi Roy Hodgson në skuadër për lojëra me San Marino-n dhe Malin e Zi. Por ai pastaj u tërhoq nga ndeshjet duke pretenduar se nuk përshtaten me orarin e tij të stërvitjes.
Ferdinand ka thënë: “Pas një mendimi të gjatë, unë kam vendosur se është koha e duhur për mua që të dal në pension nga futbolli ndërkombëtar”. Në moshën 34-vjeçare , unë mendoj se është e drejtë për mua të qëndroj mënjanë dhe të le lojtarë të rinj, e cila më lejon mua që të përqëndrohem në karrierën time në klub. Ekipi duket në formë të madhe dhe ka një fluks të lojtarëve të rinj të talentuar”.
Ferdinadn shtoi: “Unë e konsideroj atë si një nder të madh dhe privilegj të kem përfaqësuar vendin tim në çdo nivel nga U17-ja e lart. Unë kam qenë gjithmonë shumë krenar për të luajtur për Anglinë. Unë do të doja të uroj Roy-n dhe ekipin më të mirë për të gjitha turnetë e ardhshme. Falënderoj të gjithë tifozët, menaxherët, stafin e stërvitjes dhe lojtarët që kemi punuar së bashku. Udhëtimi ka qenë i pabesueshme”.
Ndeshja e fundit për Ferdinand në Angli doli barazim 2-2 me Zvicrën në ‘Wembley’, në qershor 2011.