E Diel, 1 Nëntor 2026

The Economist: Marrëveshja Kosovë-Serbi, një pazar i madh i BE-së

marreveshja-ne-serbiPrishtinë- Sipas “The Economist”, marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë në 19 prill, mund dhe nuk mund të quhet historike. Ky ishte një sukses i Catherine Ashton, Shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, e cila ndërmjetësoi 10 raundet rraskapitëse të bisedimeve midis udhëheqësve të dy palëve.

Edhe pse ata arritën në një marrëveshje, të gjithë kanë qenë të akuzuar për tradhti dhe kanë marrë madje kërcënime për vdekje. Por, provat vlerësojnë se shumica e serbëve dhe e shqiptarëve të Kosovës besojnë se krerët e tyre kanë bërë gjënë e duhur. Kosova, ku popullsia shqiptare është shumicë, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Serbia ende nuk e njeh atë, por thelbi i marrëveshjes është një pazar i madh: Serbia pranon autoritetin e qeverisë së Kosovës dhe Kosova i jep një masë të madhe të autonomisë për serbët që jetojnë në veri. Forcat e armatosura të Kosovës nuk do të vendosen në veri”, shkruan ‘The Economist’.

Gazeta prestigjioze aludon se reagimi i serbëve të veriut është i stisur nga vetë qeveria e Serbisë. ”Mund të jetë e vështirë të bësh shkopin në marrëveshje, veçanërisht nëse serbët e veriut ngrenë një rezistencë të vendosur. Por, ata do të kenë marrë direktiva nga qeveria serbe për ta përmbushur dhe madje mund ta shohin këtë si një aspekt që i jep avantazhe. Ata do të vazhdojnë t’i marrin paratë nga autoritet serbe për arsim dhe shëndetësi dhe shërbime të tjera publike, njëkohësisht do të marrin subvencione të tjera, nga qeveria e Kosovës dhe BE-ja”, shkruhet në artikull.

Sipas ‘The Economist’, marrëveshja është nënshkruar nga të dyja palët vetëm për shkak të interesit për asipratën evropiane: ”Në fund zonja Ashton arriti të marrë rezultat, vetëm sepse ajo kishte diçka për të ofruar. Tre ditë pas marrëveshjes, Komisioni Evropian rekomandoi që në qershor Serbia të japë një datë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Kjo mund të ndodh në përvjetorin e betejës së Kosovës të vitit 1389. Zbatimi do të jetë kritik, megjithatë: Bundestagu gjerman duhet të bie dakord për hapjen e negociatave. Komisioni rekomandoi gjithashtu bisedime formale mbi një marrëveshje stabilizimi dhe shoqërimi për Kosovën, një fazë paraprake në procesin e pranimit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›