E Diel, 1 Nëntor 2026

Del ne treg soba ekologjike, kushton vetem 4 paund

John Bohmer fitoi plot 50 mije paund, nga nje gare per shpikjen me te madhe ekologjike ne bote, permes krijimit te tij origjinal, sobes se kartonit. Kjo pajisje elektroshtepiake, aq e perdorshme nga amvisat, kushton vetem 3.50 paund dhe ne te mund te gatuhen gjelle, mund te piqen tava, si dhe te zihet uje. Bohmer e pagezoi pajisjen e tij me emrin Kyoto Box, duke iu referuar traktatit te Kyotos per reduktimin e ngrohjes globale. Shpikja e tij mund te prodhohet ne fabrikat e kartoneve. Prodhimet e para kane nisur ne Kenia, vend ku edhe jeton shpikesi norvegjez. Ne fakt, fituesi e mori kete cmim, pas 300 krijimeve te tjera origjinale mes te cilave, edhe ushqimin qe ndalon verberine te lopet. Soba perbehet nga dy kuti, qe ndodhen njera brenda tjetres, te veshura me nje shtrese akrilik, e cila lejon depertimin e rrezeve te diellit ne te. Lyerja e sobes me ngjyre te zeze nga perbrenda dhe ngjyre argjendi nga jashte, favorizon sigurisht perthithjen e energjise diellore, ndersa nje shtrese kashte ose gazete mes dy kutive, ndihmon izolimin. Norvegjiani Bohmer dhe e shoqja e tij keniane, Neema, ngriten nje fond, per te perballuar shpenzimet e ketij projekti qe u quajt "Energjia e Kyotos". Sipas shpikesit, soba mendohet t'u sherbeje plot tre bilione njerezve ne te gjithe boten, njerez te cilet perdorin zjarrin per te gatuar. Kesisoj, kjo pajisje do te ndikoje edhe ne zhvillimin e vendeve te varfra. "Ne po shpetojme jete njerezish dhe shume peme. Dyshoj nese ekziston sakaq ndonje teknologji tjeter, qe mund te kete impakt kaq te madh, me kaq pak para", tha vete krijuesi i sobes, Bohmer. Ai synon t'i perdore parate e akorduara nga ky cmim, per te kryer eksperimente ne 10 vende te botes, duke perfshire ketu Afriken e Jugut, Indine dhe Indonezine, ku do te mblidhen te dhena per nje aplikim me karbon. Projekti i tij synon te shpetoje miliona jete femijesh, te cilet vdesin cdo vit per shkak te ushqimit te gatuar me uje te papaster. Shpikesi beson gjithashtu se soba do te pergjysmoje sasine e druve te nevojshem per gatim, duke cuar ne kursimin e rreth 2 toneve karbon per familje ne vit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›