Shala: Nuk "e njoh" perjashtimin
Klodiana Shala injoroi vendimin e KOKSH-it, qe dy dite me pare e pezulloi per nje vjet nga aktivitetet sportive. Shala tha se vendimi ishte i padrejte dhe siguroi se ajo do te marre pjese ne Lojerat Mesdhetare, "Peskara 2008". Shala tha se nuk ka me KOKSH, por KOSH ne Shqiperi. "Me 6 dhjetor jam larguar si drejtuese e Komitetit Ekzekutiv te KOKSH-it, bashke me te tjeret, per shkak se do te zhvilloheshin zgjedhjet e reja", - theksoi Klodiana Shala. "Prej asaj dite emri i KOKSH ndryshoi ne KOSH. Me 20 mars jane bere zgjedhje te reja dhe jane percaktuar drejtues te rinj, ndaj edhe vendimi i drejtuesve te kaluar nuk demton imazhin tim dhe as me pengon qe te aktivizohem ne garat e metejshme", - u shpreh atletja, e cila ka marre pjese ne tre aktivitete me radhe, ne Lojerat Olimpike. Shala tha se drejtuesit e KOKSH-it nuk njohin zgjedhjet e reja, por sipas saj nderkombetaret nuk kane marre asnje mase, per pezullimin e tyre. "Kjo nuk ka asnje rendesi. Zgjedhjet e fundit jane bere konform rregullores. Une kam marre pjese ne aktivitetet e ballkanit dhe do te shkoj kete jave ne nje faze pergatitore, para Lojerave Mesdhetare", - u shpreh Shala.