Akademia e yjeve, suksesi i nates se dyte
Nata e dyte e spektaklit "Akademia e yjeve" ka shenuar suksesin e radhes ne televizionin Klan. Gjalleri, cilesi ne interpretim, debat i ndezur dhe profesionalizem te niveleve me te larta, kane treguar te gjitha interpretimet, pa lene menjane drejtimin dinjitoz te moderatores Zana Cela. Te paret ne skene kane performuar Fiorela Prenci dhe Erjola Tolaj, me kengen me joshese te momentit "I kissed a girl", aktualisht ne shkallet me te larta te hitparadave boterore, kenduar nga Kate Perry. Interpretueset shqiptare kane treguar perpikmeri, qartesi dhe vecanti ne percjelljen e hitit muzikor. Spektakli vazhdoi me debatin e nxenesve, qe kane kritikuar dhe vleresuar performancen e konkurrenteve duke pasuar me mendimin e profesoreve dhe kritikeve. Kompozitori Florens Boshnjaku ka zgjedhur interpretimin e Fioreles, nderkohe qe ka kritikuar ashper ate te Erjoles. Eshte folur per ngjyrimet e zerit, duke sjelle ne menyre te drejtperdrejte nje debat profesional te mirefillte. E kane vazhduar spektaklin balerinet profesioniste Enada Hoxha dhe Gerti Vaso, qe kane percjelle ne skene nje kercim neoklasik, te realizuar mbi filmin "Gladiatori", i pasuar me duartrokitje te merituara. Jane ngjitur mes emocioneve dhe pritjes Jurgen Bala i shoqeruar nga Ledia dhe me pas konkurrentja Adela Lami, e shoqeruar nga Kristi. Debati per balerinet ka shenuar nje nga pikat me te nxehta te spektaklit. Opinionet e dy pedagogeve kane vazhduar gjate, duke treguar se per dy interpretuesit ka qene prova me e mire e realizuar ndonjehere.
Labinot Avdiu dhe Patrik James, interpretuan pas sfides se baletit kengen "Fairytale gone bad" duke fituar dhe duartrokitjet e zjarrta te miqve. Labinoti, naten e pare te spektaklit eshte zgjedhur ne krye te top listes, nderkohe qe Patriku, amerikani qe jeton ne Shqiperi me nenen e tij eshte nje nga pjesemarresit me te vecante te ketij edicioni. Te dy konkurrentet kane fituar nje rreth simpatizantesh rreth vetes, jo vetem brenda Akademise, por dhe jashte saj. Te gjitha keto jo vetem per bravuren ne interpretim, por dhe per faktin se jane dy tipa shume terheqes dhe origjinale.
Pas debatit perkates, drejtuesja e mirenjohur Zana Cela ftoi pjesemarresit te ndiqnin insertin "Repertori dhe tabute", nje nga diskutimet me te zjarrta mes pjesemarresve te Akademise. Disa "ankesave" te prinderve per repertorin e zgjedhur ne spektakel, qe sipas pretendimeve te tyre permban elemente erotike, apo histori dashurie, te papershtatshme per moshen, nxenesit i jane pergjigjur ne menyre origjinale. Duke u kujtuar prinderve se sipas programit te Ministrise se Arsimit qe nga klasa e shtate e shkolles 9-vjecare ata studiojne edukaten seksuale. Nepermjet historive pikante dhe konfidencave qe i quan normale dashurite dhe simpatite, konkurrentet e "Akademise se Yjeve" u japin nje nga mesimet me te medha te gjitheve: ata jane rritur. Pa kursyer edhe nje leksion edukativ ndaj gjithe prinderve shqiptare. Jane brezi i "open mind" dhe nuk mund te genjehen akoma me historite e lindjes se femijeve nen laker, apo bebeve te blera ne dyqanin e maternitetit.
Skena pushtohet nga ritmi Hip hop. Neritani, Artesi, Luiza dhe Silvestri kane derdhur gjithe energjine e tyre rinore ne nje koreografi moderne, duke u shoqeruar me debatin klasik te miqve. Ka rrembyer vemendjen e gjithe te pranishmeve historia tronditese e Neritanit. Vlonjatit, qe ne moshen 7-vjecare ndersa ishte duke luajtur me shoket ne lagje, nje shtize i pershkon tejpertej syrin e djathte. Mjeket i heqin shpresen se mund te shpetoje ate sy, nderkohe qe e paralajmerojne se mund te humbase shikimin ne syrin tjeter dhe te verbohet. I gjendur perballe stigmes se miqve te tij, qe here pas here e cilesonin me sharje 'qorr', ai do te ndryhet brenda ne shtepi dhe do te dashurohet pas hip-hop-it. Dy vjet me pas ai arrin te ndjeje disa shkendija drite nga syri i djathte dhe pas konsultimit se nje mjekeje ne Vlore keshillohet te shkoje ne Rusi per t'u operuar. Familja e Neritanit nuk ishte ne gjendje te mire ekonomike, por babai i tij, i lidhur jashtezakonisht mbas te birit merr, borxh dhe bashke me djalin e tij niset per ne Moske. Pas operacionit, at e bir perjetojne nje kalvar te vertete mbijetese, per tre vjet jane te detyruar te qendrojne ne spital. Pas kthimit te Neritanit ne Vlore, tashme krejtesisht i sheruar, ai nuk mund te kthehet me ne shkolle, sepse ishte i rritur fizikisht, por shkolla i mbetet peng. I duhet te punoje ne menyre qe te ndihmoje babane te laje borxhet qe ka marre per operacionin e tij. Endrra me e madhe e tij ishte te behej balerin. Pjesemarrja ne Akademine e Yjeve i ka ndezur shpresen qe krahas ketij profesioni te mund te ndermarre endrren e kahershme per te mesuar shkrim e kendim. Ne emocionet e ketij rrefimi, Neritani ka prekur te gjithe telespektatoret me perjetimin e emocioneve te tij, vecanerisht me premtimin se "Akademia e Yjeve" do t'i mundesoje dhe nje kurs te posacem per te.
Rezultatet e votimit te sfidave
Sfidat i kane fituar:
-Fiorela
-Adela
-Patriku
-Xhoanina
-Silvestri
Skuadra fituese propozon kandidatin per t'u eliminuar
Nje nga momentet me delikate te nates se dyte ka qene kandidatura e eliminimit. Skuadra fituese qe kete radhe perbente ngjyren e kuqe me 4 fitues, hodhi ne kandidim Erjolen, vajzen qe sfiden e nates dhe sipas votave te teleshikuesve e humbi. Edhe pse nga kandidimi e shpetuan profesoret, me votat e tyre pro, Erjola nderpret endrren per te qene fituese e "Akademise se Yjeve", fale vendit te saj te fundit ne listen e me te votuarve. I kane shpetuar kandidimit Xhuzi dhe Labinoti, te cilet sipas rregullores ishin te klasifikuar ne listen e 16-ve.