Mbulesa, laicizmi dhe Kushtetuta
Alban M. Bala
Shqiptaret, sot ne Shqiperi pas Shpalljes se Pavaresise po perjetojne nje nder ditet me te lavdishme te historise se saj. Shqiptaret te detyruar te perjetojne regjimet nga me te egrat, nga njerez qe ishin te etur per pushtet, nga njerez qe per te arritur pikesynimet personale ishin te gatshem te sakrifikonin deri edhe njerezit me te aferm te tyre. Por, me ndihmen e Zotit erdhi dhe ajo dite qe shqiptaret ndryshe nga sunduesit e tyre te ishin te etur per liri, ishin te etur qe t'i thonin stop shtypjes qe ju behej, t'i thonin stop ndaleses fetare dhe qe te gjithe te kishin te drejte te shfaqnin mendimin e tyre, te kishin te drejte te praktikonin lirisht besimin e tyre fetar... dhe shume e shume deshira te tjera. Nje nga ata parullat ato dite ishte dhe perfaqesimi i Shqiperise ne institucionet me prestigjioze ne Evrope dhe ne Bote.
Ja tek jemi tani sot prane realizimit te atyre aspiratave te liridashesve. Shqiperia hyri zyrtarisht ne Nato, nje nder, nje prestigj qe i pershtatet vendeve te lira ku nje nder ato vende aspiron te jete edhe Shqiperia. Po ashtu pritet qe ne nje dite jo te larget te jemi anetare me te drejta te plota ne Bashkimin Evropian.
Si nje shqiptar me takon te them qe jam shume i gezuar qe me ne fund ja arritem kesaj dite. I gezuar se vendi im me ne fund nderohet ne nivelet me te larta te politikes ushtarake nderkombetare. Por si nje njeri qe eshte i dashuruar pas garantimit te drejtave me themeltare te njeriut jam jashtezakonisht i zhgenjyer dhe i shqetesuar. Nuk eshte dicka e vogel qe edhe mund te kalohej ne heshtje. Pikerisht tani, ne kete dite historike per shqiptaret por aspak per ata qe luftojne per te drejtat me themeltare jam i detyruar te shpreh indinjaten time se si akoma pas kaq e kaq viteve (plot 18 vite) vazhdojme me mendesine e sistemit e se shkuares. Kur vjen puna qe permendet sistemi komunist mund te them qe te gjithe flasin me nje urrejtje dhe ne fund e shoqerojne me nje urim rutine: "Inshallah nuk vijne me ato dite" pa e kuptuar as ato vete se ne akoma vazhdojme te shijojme ato dite. Po, po, eshte shume e vertete kjo qe them. Njerezit akoma gjykojne dhe mendojne me mentalitetin komunist duke treguar se vazhdojne akoma te mbeten komuniste te mire, vazhdojne te mbeten besnik ideve qe mbartte ai sistem famekeq. Une qellimisht perdora fjalen "njerezit" pasi nuk jane vetem qeveritaret por edhe populli i thjeshte qe gjykon me kete mentalitet.
Politikanet tane edhe pse moren mundimin te hartojne nje Kushtetute, ku te shkruanin edhe ca te drejta perseri e kaluara dhe ideologjia e se shkuares vazhdon te jete ne mendjet e tyre. Jam jashtezakonisht i shqetesuar per kete. Keto dite po ndiqja lajmet ne televizionet private ku e fillonte me lajmin e bujshem qe Shqiperia po hyn ne NATO por pas kesaj nga ana tjeter jep nje lajm se si nje vajze e perjashtojne nga shkolla. E cfare krimi kishte bere ajo vajze e gjore sa te detyrohet te perjashtohej nga shkolla? Po jua them une. Ajo kishte guxuar t'i dilte kunder atyre qe kishin kete mendesi komuniste (ku ndalohej feja), kishte guxuar te vinte nje shami te thjeshte ne koken e saj. Brohoritjet e mia nga lajmi i pare u stepen, papritmas me ra entuziazmi. Por nuk mjaftonte kjo. Me pas vazhdoi me kroniken se sot u zhvillua nje seance gjyqesore ku dy motra kerkonin te rifitonin te drejten e tyre themeltare ate te arsimimit pasi edhe keto e kishin humbur ne te njejten menyre si ajo vajza nga Burreli qe citohej ne kroniken e pare. Si te mos mjaftohej me kaq edhe pak me vone lexoj nje shkrim ne internet ku thuhet se edhe nje vajze tjeter po nga Burreli ishte perjashtuar.... O Zot, po keto rastet s'paskan te sosur. Po ku i dihet neser mund te lexoj per perjashtimin e radhes e mbase serish nga Burreli....
Jane lajme qe te rrenqethin trupin, lajme qe edhe njeriun me te forte por qe eshte i dashuruar pas se drejtes e detyron te derdhe ca pika loti kur lexon dhe degjon keto lajme te kobshme. Me e kobshme behet fakti se keto vajza nuk dine se kujt ti ankohen. Me te vertete nuk dine se kujt t'i drejtohen. Te them se organet me supreme te Arsimit as qe behet fjale pasi njeriu me i pushtetshem i kesaj fushe sic eshte Ministri i Arsimit qe ka dale nga radhet e asaj partie qe brohoret gjithandej se jemi partia e lirise apo e te drejtave del para mikrofoneve ku thote "se as qe behet fjale qe keto vajza te studiojne neper shkolla publike me perjashtim te Medreseve se shkollat tona jane laike". Avokatit te Popullit jo qe jo sepse edhe ai eshte shprehur ne te njejten menyre. Familja Hasani po ben nje perpjekje deshperuese per te fituar te drejten e tyre nepermjet Gjykates sepse edhe ato e dine shume mire qe tani se vendimi nuk do te flase ne favor te tyre.
Paradoksi vazhdon kur shikon se si pikerisht ajo kategori te rinjsh qe vrapojne pas droges dhe kriminalitetit nuk u hyn gjemb ne kembe. Paradoksi vazhdon qe edhe nese ndodhe dicka pa permendur permasa sic ishte ngjarja e vitit te kaluar (shperthimi ne Gerdec) pergjegjesit vazhdojne te qarkullojne lirshem thjesht nga ajo se vazhdojne te kene ne trupin e tyre mbuloja me emrin pushtet. Me e cuditshmja eshte se askush nuk guxon t'ia heqe kete mbuloje. Duke vazhduar me papergjegjshmerine e tyre qe injorojne organet e Drejtesise kerkojne te bejne edhe interesanten ku nga pala e akuzuar kerkojne te behen pale akuzuese.
Ne kemi edhe rastin me te fresket ku para nje muaji u perhap skandali i famshem qe te gjithe e dime. Po ketu pati dicka tjeter interesante. Se njeriu qe e shkarkoi nga posti i ministrit pa kaluar as 2 dite filloi ta mbronte dhe te levdonte punen e atij qe kishte shkarkuar ku linte te nenkuptohej se as qe kishte ndermend ta shkarkonte dhe se shkarkimi ishte nje veprim i sforcuar nga ana e tij.
Nuk kam ndermend qe te vazhdoj me gjate sepse tejkalohen edhe permasat e shkrimit por mund te them kete: ju lutem mos e beni kete krim qe neser do te pendoheni. Laiciteti nuk mund te thyhet pse nje vajze kerkon ta shprehe bindjen fetare me ane te shamise. Jo ne asnje menyre. Nese ne lexojme me kujdes Kushtetuten ne nenin 10 te saj thuhet: 1) Ne Republiken e Shqiperise nuk ka fe zyrtare. 2) Shteti eshte asnjanes ne ceshtjet e besimit e te ndergjegjes dhe garanton lirine e shprehjes se tyre ne jeten publike. Nese me lejohet nje interpretim modest mund te them se nese Shteti eshte laik do te thote se nese nje ligj miratohet, nese del ndonje VKM, Udhezim i ndonje ministrie apo vendim i Gjykates Kushtetuese nuk duhet ne menyre te prere te jete e bazuar ne burime fetare. Por nese thuhet se shteti eshte laik dhe tani me te pare nje te mbuluar me shami te nxitojme dhe ta heqim.... Ah jo me fal por ketu kemi te bejme me shkelje te Kushtetutes (neni 10/2). Po ashtu ne nenin 22/1 te Kushtetutes thuhet: Liria e shprehjes eshte e garantuar. Keto jane te drejta qe ja ka dhene Kushtetuta dhe asnje ligj apo rregullore nuk mund te dale permbi Kushtetuten.
Pra, nje vajze e mbuluar nese shkon ne shkolle ashtu e mbuluar do te thote se ajo vepron koherent me te drejtat qe i ka dhene Kushtetuta ku i jep garancine se ajo mund ta ushtroje publikisht besimin e saj ku nder te tjera mund te jete edhe shkolla apo vendi i punes neser. Nuk ekziston asnje ligj ku te kufizoje apo te ndaloje mbajtjen e shamise ne shkolle apo ne vendet e tjera publike. Eshte dicka e pamoralshme te heqesh nga shkolla apo nga puna nje njeri pse mban shami pavaresisht se eshte nxenesja me e mire e shkolles, pavaresisht se mund te jete punonjesja me e afte ne ate institucion ku punonte. Preferohen te lihen njerez te paafte dhe imorale thjesht sepse kjo e dyta eshte ne gjendje qe ti plotesoje deshirat babezitese seksuale te eproreve te tyre. Asnjeri nuk nxiton te thote qe para se te merremi me kete pjese te shoqerise te merremi me ato qe mbajne shami....
Por nuk dua te ndaloj ketu pa i hedhur nje sy edhe Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut. Ne nenin 9, pika 2 thuhet: Liria e shfaqjes se fese se tij ose besimeve te dikujt nuk mund t'i nenshtrohet kufizimeve te tjera, pervec atyre te parashikuara nga ligji dhe qe perbejne masa te nevojshme ne nje shoqeri demokratike ne interes te sigurise publike, per mbrojtjen e rendit publik, te shendetit ose te moralit ose per mbrojtjen e te drejtave dhe te lirive te te tjereve.
Pra, nese ne pretendojme te integrohemi ne Evrope duhet pike se pari te integrohemi ne Kushtetuten tone, duhet te integrohemi ne kete Konvente qe une citoj. Ne Konvente shprehet shume qarte qe askush dhe kur thuhet askush nuk merret parasysh pozita qe ai/ajo posedon nuk ka te drejte ta kufizoje ne shkollim apo ne pune pse nje vajze apo nje grua muslimane ka zgjedhur te vendose shamine. Nuk mund te japesh rekomandime se ku duhet te shkollohet apo se ku duhet te punoje. Eshte e drejta e gjithkujt te zgjedhe arsimin qe deshiron, shkollen ku deshiron te shkollohet. Nese ngrihemi dhe themi se jo, vajze e nderuar ti nuk e ke vendin ketu por e ke ketu do te thote se kjo eshte nje diskriminim qe i behet kesaj shtrese, do te thote se kemi te bejme me nje perpjekje per ta izoluar ne maksimum dhe do te thote se ne po e "internojme" kete shtrese. Dhe ku eshte demokracia ketu ku si parim kryesor te sajen ka lirine? Mund te them se kjo eshte e pafalshme kur mendohet se ne jemi vend demokratik dhe i lire, kur pretendojme te anetaresohemi ne Bashkimin Evropian.
Mendoj se ka ardhur momenti qe te ndergjegjesohemi se atyre vajzave po i bejme nje krim te shemtuar. Po i privojme nga te drejtat me themeltare. Nese ne mendojme se jemi njerez qe e dashurojme te drejten dhe lirine e njeriut atehere duhet t'i dalim ne krah dhe t'jua largojme pengesat qe ju shfaqen atyre. Nese ne duhet te tregojme se sistemi aktual nuk ka aspak lidhje me sistemin komunist atehere duhet t'i leme menjane paragjykimet dhe keqinterprentimet (me dashje apo pa dashje). Nese do te na duhet te gjejme nje shenje dalluese mes se shkuares dhe se ardhmes eshte prania e shamise ne jeten publike. Vetem keshtu do te arrihet te kuptohet se vertet jemi nje shoqeri qe i respektojme ate qe eshte shkruar e zeza mbi te bardhe. Por cfare do te ndodhe pas ketij shkrimi? A do te arrihet te ndryshohet sadopak mentaliteti ekzistues apo do te vazhdoje ne kete menyre? Nuk mundem t'i pergjigjem kesaj pyetjeje. Gjithsecili ka botekuptimin e tij dhe gjykimin e tij. Por nje gje eshte e sigurt. Emanuel Kant dikur thoshte: "liria jote mbaron aty ku fillon liria e tjetrit". Ne shkrim vume re se kjo nuk respektohej. Ne mbyllje mund te them: gjithsecili ben ate deshiron pa e cenuar tjetrin. Kjo eshte demokracia.