E Martë, 3 Nëntor 2026

Vokshi: Pa vajtur Rama dhe Beqaj para drejtësisë, nuk mund të ketë paqe për pacientët

Deputetja e PD-së Albana Vokshi, në një deklaratë për mediat të martën u shpreh se, kryeministri Edi Rama, po mashtron me statistikat e shëndetit të qytetarëve në spitale. Sipas saj, këtë e provon raporti i KLSH-së pasi qindra pacientë nuk marrin dot kurat dhe se janë në rrezik për jetën.

Vokshi nënvizoi se Rama vërtetoi edhe një herë që është ai ideatori dhe urdhëruesi i skemës korruptive të inceneratorëve të shëndetësisë, në rastin konkret të Sterilizimit.

“Çifti Rama – Manastirliu u pa sot te spitali ‘Shefqet Ndroqi’, për të mbrojtur një krim, krim i cili ka sjellë jo vetëm kosto financiare duke i shkaktuar dëm të lartë buxhetit të shtetit, por edhe kosto të lartë shëndetësore, humane.”- deklaroi Vokshi.

Sipas saj, PD bëri publike shkresat me firmën e Ilir Beqajt, ku jo më pak se 11 herë ka firmosur Ilir Beqaj me miratimin e Edi Ramës në procedurën e fillimit, por edhe të prokurimit të koncesionit.

“Asgjë nuk e shpëton dot Ilir Beqajn. Ai mban firmën kudo edhe në implementimin e koncesionit që vendosi tja jepte shokut të tij Ilir Rrapaj, i cili krijoi pasi ishin rënë dakort një kompani me 1 punëtor (veten) dhe me 1000 Euro kapital, që nuk plotësonte asnjë kriter.”- deklaroi Vokshi.

Sipas saj, shumë familje i janë drejtuar privatit, në pamundësi për të bërë ndërhyrjet e planifikuara në shtet, duke harxhuar edhe paratë e fundit ose duke marrë borxhe apo kredi.

“Edi Rama doli për të mbrojtur Krimin e tij e të Ilir BEqes, inceneratorin e shëndetësisë Sterilizimitn, të cilit i ka dhënë rreth 40% të fondeve që i shkojnë koncesioneve në shëndetësi e vlera e tij rritet. Por sot Edi Rama duhet të shkonte të repartin e onkologjisë, ku qindra pacientë nuk marrin dot kurat e nevojshme e nuk kryejnë dot kimio dhe radioterapinë. Një audit i fundit i KLSH jep fakte tronditëse: qindra gra e paciente nuk marrin dot kurat e nevojshme në risk për jetën. Sepse për onkologjikun shkon vetëm 7% e buxhetit te QSUT. Pa vajtur Edi Rama dhe Ilir Beqaj para drejtësisë, nuk mund të ketë paqe në asnjë prej pacientëve që nuk ju mundësohet dot ilaëi apo kura e duhur.”- deklaroi Vokshi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›