E Martë, 3 Nëntor 2026

PD padit KQZ-në, më 1 shtator mbahet seanca gjyqësore

Partia Demokratike ka paditur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me shfuqizimin e vendimit të 22 gushtit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), të depozituar nga PD-ja më datë 20 gusht.

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor caktoi sot 1 shtatorin si datë për zhvillimin e seancës.

“KAS me vendimin e 22 gushtit vendosi “Mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr.93, datë 20.08.2023″, të paraqitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,” thuhet në padinë e PD.

Më 30 gusht 2023 u hodh shorti publik për caktimin e përbërjes së Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor me këta anëtarë: Marsela Dervishi (Relatore); Sokol Ibi (Anëtar)’ Manjola Xhaxho (Anëtare); Esmeralda Xhili (Anëtare); Edlira Petri (Anëtare).

Seanca gjyqësore do të zhvillohet më 1 shtator, ora 09:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›