Arrestimet në Bujanovc, Kosova: Serbia provokon
PRISHTINË- Qeveria e Republikës së Kosovës, në një komunikatë për media, dënon aktin e ulët të arrestimit të qytetarëve shqiptarë në Komunën e Bujanovcit.
Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se këto veprime të vazhdueshme të qeverisë së Serbisë janë edhe një provokim i rëndë kundër paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Qytetarët shqiptarë në rajonin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës kanë qenë dhe vazhdojnë të mbesin të atakuar nga presionet e vazhdueshme të Beogradit zyrtar, përmes proceseve të montuara politike, që kanë për qëllim dëbimin e qytetarëve shqiptarë nga trojet e tyre dhe krijimin e pasigurisë së përgjithshme në ato territore të banuara me shqiptarë”, thuhet në reagimin e qeverisë.
Qeveria e Kosovës thekson se këto veprime tensionuese në prag të zgjedhjeve në Serbi janë edhe një dëshmi e qartë se qeveria e Serbisë po vazhdon me qendrimet e saj antievropiane, që është në dëm të krijimit të një rajoni të sigurtë, të qetë, dhe mbi të gjitha në dëm të bashkëpunimit rajonal.
(ma.ar/BalkanWeb)