E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet ne rruge kamioni i gjakovarit

Kukës Incidenti

Një maune e nisur dy ditë më parë nga Zvicra për në Tiranë ka përfunduar e djegur vetëm 3 km larg qytetit të Kukësit. Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se orës 19:00 të së dielës mauna me targa WW516442, që vinte nga Zvicra dhe drejtohej nga një banor i Gjakovës është përfshirë nga flakët tek ura e fshatit Kolsh në segmentin e vjetër të rrugës Kukës-Tiranë. Mësohet se kamioni mori flakë për shkak të nxehjes se ferrotave të frenave në rrugën e vështirë të Kolshit. Me të parë flakët, drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina dhe ka njoftuar shërbimin e zjarrfikësve, por pa mundur të shpëtohet automjeti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›