E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona i hap luftë Del Boskes

Spanjë

Visente del Boske ka publikuar skuadrën që do të ketë në dispozicion për miqësoren që Spanja do të zhvillojë javën e ardhshme me Meksikën. Në listë figurojnë plot 7 lojtarë të Barcelonës, një vendim që klubi katalan nuk e ka pritur mirë. Drejtori sportiv i katalanëve, Andoni Zubizarreta, tha: “Na duket diçka e çuditshme. Për herë të parë, në Kombëtare grumbullohen lojtarë që janë ende me pushime. Një vendim i gabuar, mbi të gjitha sepse miqësorja me Meksikën luhet vetëm 72 orë përpara finales së Superkupës spanjolle”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›