E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH ndërprerje të energjisë. Remonte 9-13 gusht

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes po vazhdon remonetet e verës në sistemin e linjave dhe të nënstacioneve. Në zbatim të këtij plani kompania njofton hartën e re të remonteve data 9 deri më 13 gusht proces pune ky që do të shoqërohet me ndërprerje të energjisë elektrike në zonat përkatëse për një ose dy ditë. (GRAFIKU)

Në varësi të punimeve në rrjet furnizimi me energji elektrike do të ndërpritet nga ora 9 e paradites për tu rikthyer në orën 16 sipas grafikut të përcaktuar më parë. Bazuar në këtë grafik OSSH planifikon të vazhdojë ndërhyrjet në linjat e Tiranës duke ndërprerë energjinë për zonat periferike, në Kinostudio Komunën Dajt dhe Qesarakë. Ndërhyrje do të ketë në nënstacionin e Krujës, Kukësit, Lushnjës, Përmetit, Beratit dhe në disa nënstacione të vogla.

Remonti i linjave është një praktikë punë e përvitshme, e cila realizohet kryesisht në muajt e verës. Kjo është ndërhyrja e tretë në sistem që po bën OSSH me stafin e saj teknik, ndërkohë që priten vazhdimi i programit të remonteve dhe ndërprerjeve të tjera në javët në vazhdim

Adi Darsi

GRAFIKU I REMONTEVE NGA OSSH
9-13 gusht 2010

1.Remonti i linjes Tirane-Kinostudio-Lanabregas dhe i Nenstacionit Kinostudio.
Pa energji:Kinostudio,zonat perreth,Komuna Dajt,Qesaraka.

2.Remonti i Nenstacionit Kruje.
Pa energji: Kruja dhe zonat perreth.

3.Remonti i Nenstacionit Kukes.
Pa energji: Kukes,Shishtavec dhe zonat perreth.

4.Remonti i Nenstacionit Plastmas(Lushnje) dhe i linjave Lushnje-Hysgjokaj
Pa energji: Lushnja,zonat perreth,Hysgjokaj,Mertish.

5.Remonti i Nenstacionit Permet.
Pa energji: Permeti.

6.Remonti i linjes Gramsh-Banje-Cerrunje dhe Nenstacioneve Gramsh.
Pa energji: Gramshi,zonat perreth,Banja,Cerrunja.

Azhornuar së fundi ( e shtunë , 07 gusht 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›