Del para gjykates vrasesi i pare i vitit
Dje ne mengjes Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kukes ka vendosur masen e sigurise burg pa afat per Kanan Veselin qe vrau para tre ditesh 45-vjecarin Selman Matmuja ne lokalin e tij.Kryetari i seances Granit Qypi bazuar ne akuzen e prokurorit ka shqiptuar vendimin per masen e sigurise ndaj te akuzuarit arrest me burg per veprat penale te vrasjes me paramendim dhe armembajtjes pa leje.Seanca ka qene e shkurter dhe eshte kryer nen masa te rrepta te policise. Sipas prokurorit te ceshtjes autori i krimit kishte kerkuar te vriste edhe persona te tjere ne kafen ku vrau 45-vjecarin Matmuja.I mbeshtetur ne hetimet e deritanishme dhe ne deshmite e vete autorit te krimit ai ka thene se i pandehuri Kanan Veseli ka dashur te vrase tre nga vellezerit e viktimes per motive te dobeta por duke mos gjetur te tjeret ka vrare vetem 45-vjecarin.Nderkaq deshmitaret pohuan se Veseli ka pasur dy pistoleta ne duar por njera prej tyre nuk ka shkrepur.Ai ka hyre ne lokal krejt gjakftohte dhe i ka mbushur armet me nge ne prani edhe te dy klienteve te njohur te perbashket nje prej te cileve kunat i viktimes.Ndonese kane kaluar disa dite nga ngjarja ende nuk eshte hedhur drite mbi motivet qe cuan 25-vjecarin te kryente me paramendim krimin e dates 3 janar. Ai eshte nje person me precedente penale dhe kishte vetem nje dite qe kishte dale nga burgu.
.