E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet e vdekur ne shtepi e moshuara qe jetonte e vetme

Berat Fqinjet njoftuan policine pasi kishin disa dite pa e pare

shte gjetur pa jete ne banesen e saj rreth 24 ore pasi kishte nderruar jete nga shkaqe natyrore nje 73-vjecare nga qyteti i Beratit. Burime nga policia e ketij qyteti bejne te ditur se Adile Jonuzi banore e lagjes lirim ne hyrje te qytetit u gjet pa jete dje ne banesen e saj. Fqinjet e se moshuares te shqetesuar per fatin e saj kane njoftuar policine. Ata kane deklaruar per uniformat blu se nuk e kishin pare prej disa ditesh dhe ndonese ishin munduar te kontaktonin ne telefon e kishin pasur te pamundur te mesonin per fatin e saj. Burime prane zyres operative te Komisariatit te Policise Berat bejne me dije se mengjesin e djeshem eshte marre informacioni se 73-vjecarja Jonuzi dyshohej te kish humbur jeten e vetme ne banese. Sipas fqinjeve ajo jetonte e vetme pasi tre femijet ndodheshin ne emigracion dhe se prej dites se merkure nuk ishte pare prej fqinjeve. Te bindur se fqinja e tyre kishte problem pasi nuk pergjigjej as ne telefonin e shtepise ata se bashku me ekspertet e policise jane futur dje paradite me force ne banesen e saj. Gruaja u gjet e vdekur ne nje nga dhomat e shtepise nderkohe qe trupi pa jete eshte derguar me pas ne morgun e spitalit te qytetit ku i eshte nenshtruar autopsise. Nga hetimet e para eshte mesuar se gruaja kish gjetur vdekjen nga shkaqe natyrore. Nga ekspertiza mjekoligjore eshte arritur ne perfundimin se shkak i vdekjes ka qene nje atak kardiak. Mesohet se e moshuara nuk ka pasur me pare probleme me zemren dhe ajo nuk vuante nga ndonje semundje kronike.

Ky nuk eshte rasti i vetem kur te moshuar gjenden te pajete ne banesat e tyre. Rastet kane qene kryesisht persona qe jetonin vetem pasi femijet i kane pasur ne emigracion. Ne pjesen me te madhe te rasteve shkak jane bere problemet me zemren te cilat perkeqesohen gjate stines se dimrit. Por nuk kane munguar rastet e ngjarjeve aksidentale kur te moshuarit kane humbur jeten nga zjarret.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›