Grabitja e bankave shkak siguria
Grabitja e bankave vjen per shkak te mosrespektimit te kushteve te sigurise pavaresisht ndermarrjes se hajduteve per te kryer veprime te tilla. Shume vjedhje bankash me dhune mund te shmangeshin nese kushtet e sigurise do te respektoheshin ashtu sic jane parashikuar ne rregulloren e miratuar nga Banka e Shqiperise. Gjate nje vezhgimi te bere rezulton se shume dege te bankave nuk i respektojne keto kushte duke sjelle nje terren me te lehte per hajdutet. Specialistet tregojne qe nese do te ishin keto kushte edhe vendimet e hajduteve per te vjedhur banka do te ishin minimale ose do te kerkohej pune me e sofistikuar. Vetem nje pjese e vogel e bankave qe operojne ne Shqiperi kane kushte te larta sigurie per te parandaluar vjedhjet. Por nuk dihet nese jane kryer inspektime per keto kushte sigurie dhe nese jane marre masa per permiresimin e tyre. Kushtet kane te bejne qe nga rojet e sigurise per mbrojtjen e ambienteve te jashtme dhe te brendshme te bankes te zona e arketareve zona e kasafortave e deri te kontrollet e vazhdueshme.
Zona e arkaveSic vihet re ne shume banka arketaret jane zakonisht pas nje banaku te hapur dhe ne raste te rralla banaku eshte i mbrojtur me xham. Por ne rregulloren e sigurise pikerisht ne nenin 7 te saj percaktohet qarte se zona e arketareve e bankes ose deges se bankes vendoset ne nje ambient te vecante te kufizuar. Hyrja ne kete zone behet me porte me krah mekanik e cila gjate orarit te punes qendron gjithnje e mbyllur dhe ka mundesi hapjeje vetem nga brenda citohet ne kete nen. Megjithate sic jane ne dijeni shume persona qe veprojne ne banka kjo nuk funksion ne menyre absolute pasi shpeshhere arketaret jane pas nje banaku dhe hyrja te ta realizohet shume lehte. Nderkaq ne piken 3 te nenit 7 cilesohet ndarja me ane te sportelit ne varesi me nivelin e parashikuar te rrezikut te behet me xham te forte ose me superbanak te tavolinave duke siguruar largesine e duhur te sigurise nga klienti.
KasafortatZakonisht per kasafortat eshte parashikuar qe banka ose dega e saj te kete nje dhome te vecante. Por sic eshte mesuar ne disa raste grabitjesh banke keto dhoma nuk ekzistojne ose me qarte ne to mund te depertosh shume lehte. Madje shpesh sugjerohet qe te mos mbahen sasi te medha parash pra qe tejkalojne ne menyre te pajustifikueshme sasite qe nevojiten gjate dites se punes per nevojat e saj ne marredheniet me klientet. Sipas rregullores per zonen e administrimit dhe te ruajtjes se vlerave monetare fizike ne agjencine bankare krijohet nje ambient i sigurt dhe i fshehte ne nje vend ku nuk mund te shihet nga klientet ndersa dera e hyrjes duhet te jete me celes ku te vendosen edhe kontakte magnetike. Gjithashtu eshte kerkuar te instalohen sensore sizmike sensore levizjeje sensore zjarri si dhe telekamera per te monitoruar dhomen nga brenda dhe hyrjen e jashtme. Megjithate ka raste ku rezulton e kunderta. Dhoma e sigurise ose e kasafortes mund te shikohet dhe kontrollohet qe nga rruga pa pasur nevoje te hysh ne ambientet e brendshme te bankes.
Rojet e siguriseEdhe per personelin e sigurise Banka e Shqiperise ka parashikuar nje sere kushtesh. Vec sigurimit te ambientit te brendshem dhe te jashtem te bankes apo te degeve te saj punonjesi i sigurimit te brendshem pervec pajisjeve te tjera duhet te kete detektor metalik portativ per rastet kur nuk ka te instaluar detektor metalik statik. Gjate vezhgimit rezulton se edhe kjo nuk funksionon. Gjithashtu eshte kerkuar qe prane hyrjes se deges se bankes vendosen kasa me sirtare metalike me celes per depozitimin e mjeteve te forta te armeve te zjarrit e te atyre te ftohta por shume rralle mund te gjenden te tilla ne ambientet e bankes. Vec ketyre rojet e sigurise kane edhe detyra te tjera per te dyshuarit si hajdute qe nga kerkesat qe mund tu bejne per te hequr syzet per te kontrolluar xhupa te fryre apo edhe per te refuzuar hyrjen e tyre ne banka por sic shikohet kjo nuk ndodh gje qe ka sjelle lehtesi per hajdutet e bankave per te realizuar misionin e tyre.
.