E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maskat Kapen grabitesite argjendarise

Pogradec

Zbardhet grabitja me maska dhe arme ne nje argjendari ne qender te qytetit te Pogradecit. Dy te rinj njeri nga fshati Starove dhe tjetri nga Rrethi i Krujes jane arrestuar nga policia per kete ngjarje. Policia e Korces beri te ditur se ka arrestuar dy personat qe rezultojne te jene autoret e grabitjes se armatosur ne dyqanin e rruges Rinia te qytetit bregliqenor ku nen kercenimin e armeve u vodhen dy kilograme flori. Nardi Xhukellari 31 vjec nga Starova e Pogradecit dhe Halil Xaka 29 vjec nga Kruja jane arrestuar nga policia. Njeri prej tyre Nardi Xhukellari eshte arrestuar ne fshatin Pojan te Korces kur i eshte gjetur me vete edhe nje maske. Policia sqaroi se pas kontrollit ne shtepine e 31-vjecarit jane gjetur edhe nje pistolete bereta disa fisheke fitil zjarrpercjelles detonatore dhe granata.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›