E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del udhëtimi për deklarimin e të ardhurave

Sipas këtij udhëzimi, brenda datës 30 shtator qytetarët që për vitin 2011 kanë krijuar të ardhura mbi 2 milionë lekë duhet të plotësojnë deklaratën dhe ta dorëzojnë pranë tatimeve.

Lidhur me procedurën e deklarimit, dikasteri i Financave sqaron se, formulari është i ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë bëhet deklarimi individual i personit që ka krijuar të ardhurat. Ndërsa në pjesën e dytë bëhet plotësimi me të dhënat shtesë të personave nën kujdestarinë e deklaruesit. Kjo pjesë e dytë është bërë për të përfituar nga shpenzimet e zbritshme, në rastet kur të ardhurat janë krijuar nga bashkëshorti apo bashkëshortja nën 1 milionë lekë. Shpenzimet e zbritshme i fitojnë personat që plotësojnë kriterin e më pak se 1 mln e 50 mijë lekëve të ardhura të krijuara në vit dhe që me dëshirë plotësojnë deklaratën vjetore. /Start/

                                                                                             2012-08-15 12:55
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›