E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romë, tunel i nëndheshëm ku mbillej hashash

Kultivuesit e bimës narkotike duket se i kishin menduar mjaft mirë planet, të cilat nuk i çuan dot deri në fund.

Tuneli, i ndërtuar në vitet 1930 nga lideri i atëhershëm Benito Musolini, ishte përshtatur me drita halogjene, të cilat prodhinin ndriçim e nxehtësi të përshtatshme për rritjen normale të bimës narkotike.

Forcat e policisë e bënë këtë zbulim ditën e martë, pasi ata kishin ndjerë një erë të çuditshme hashashi në hyrje të fabrikës ilegale.

Përveç hashashit, në tunel, kultivohej edhe një bimë tjetër narkotike, e njohur si “kërpudha”.

Për vaditjen e bimëve narkotike, që shkonin deri në 900 rrënjë, trafikantët kishin ndërtuar një sistem të detajuar kanalizimesh, duke shfrytëzuar kanalizimet nëntokësore të qytetit.

Gjithashtu u zbuluan dhoma të caktuara magazinimi dhe përpunimi të lëndës narkotike, e cila e llogaritur në vlerë tregu shkonte deri në tre milionë euro./Start/

                                                                                             2012-08-15 14:05
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›