E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dajti po shkrumbohet

Nga Tirana, flakët e zjarrit duken të mëdha dhe tashmë e kanë zhveshur plotësisht të gjithë zonën mbi fshatin Priskë.

Drejtori i Zjarrfikësve, Dilaver Laçi, thotë se po bëhen përpjekje për të marrë me qira helikopterë që mund të fikin zjarrin nga ajri duke qenë se terreni është i vështirë. Ka tre dite që në komunën e Dajtit janë të pranishëm forcat zjarrfikëse dhe forca ushtarake  si shërbimi pyjor të cilët po mundohen të lokalizojnë zjarrin.

Duke pranuar se zjarri ka si shkak  dorën e njeriut, Laçi pohoi se nuk ka asnjë person të ndaluar. Parku Kombëtar i Dajtit shtrihet në një terren tërësisht malor, duke nisur nga lartësia 300 metra dhe duke arritur majën më të lartë, majën e Micekut të Shën Mërisë me një lartësi prej rreth 1827 metrash. /Start/

                                                                                             2012-08-15 15:54
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›