Delegacioni belg pa përkthyes në Likovë
Përfaqësuesit e qeverisë ia hedhin Ministrisë së Punëve të Jashtme. “Për të gjitha delegacionet që vijnë nga jashtë përgjegjës për protokollin por edhe për sigurimin e përkthyesve është Ministria e Jashtme. Edhe organizator i këtij takimi ishte po kjo ministri. Zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi ka qenë vetëm shoqërues i delegacionit”, tha zëdhënësi i qeverisë, Shefik Duraku.
Mirëpo këto pohime të Durakut i hedh poshtë udhëheqësi i protokollit në Ministrinë e Jashtme, Qenan Ramadani. Sipas këtij të fundit Ministria e Jashtme është përgjegjëse vetëm për organizimin e protokollit të Presidentit, Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm.
“Edhe pse nuk e kemi detyrim për të siguruar përkthyes për këtë takim, ne gjithsesi do të kishim ndihmuar në këtë rast. Mirëpo kërkesa nga kabineti i zëvendëskryeministrit Abdilaqim Ademi për të gjetur përkthyes na ka mbërritur të hënën në orën 23:00. Kuptohet që faji për këtë lëshim nuk është i yni por i kabinetit të zëvendëskryeministrit Ademi”, deklaroi Qenan Ramadani.
Në konferencën për shtyp që u mbajt pas takimit, fjalimin e kryetarit të komunës Sadulla Duraku, gazetarëve maqedonas ia ka përkthyer zëdhënësi i qeverisë Shefik Duraku.