Hidhet poshtë kërkesa e Bares për gjykim të shkurtuar
Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda, duke rrëzuar kështu kërkesën e Bares për të përfituar nga gjykimi i shkurtuar, çka do t’i krijonte atij mundësi për uljen e masës së dënimit. Gjyqtarja Fatmira Hajdari, e cila kryesonte trupin gjykues, e vlerësoi si të pa drejtë kërkesën e avokatit të Bares, Vladimir Meçe.
Edhe prokuroria ishte në të njëjtën linjë, duke kërkuar që Alfred Shkurti, duke konsideruar se është e papajtueshme që një i pandehur të konsiderojë të pavlefshme aktet e një dosjeje dhe më pas të pranojë të gjykohet me procedurë të shkurtuar po mbi këto akte. Ndërkohë, vendimi është konsideruar si i pa drejtë nga avokati Meçe, duke akuzuar gjyqtaren Hajdari se ka paragjykuar procesin.
Aktualisht, Aldo Bare është nën procedimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda pasi akuzohet si drejtues i "Bandës së Lushnjes", mbi të cilën rëndojnë një sërë krimesh të rënda, të kryera vite më parë në Shqipëri. Ndaj tij, rëndojnë akuzat për dhjetra vrasje, rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh etj.
Bare u ekstradua në nëntor të vitit të kaluar nga Turqia, ku ishte arrestuar që prej tre vitesh, pas një urdhër- arresti të lëshuar ndaj tij nga autoritetet e drejtësisë shqiptare.