E Diel, 1 Nëntor 2026

Athinë, i vrari nga policia nuk është shtetas shqiptar

Fillimisht u dyshua se i vrari ishte me orgjinë shqiptare, për shkak të pasaportës që mbante me vete, në të cilin shkruhej emri i shtetasit Renato Krasniqi.

Por pas hetimeve, rezultoi se i vrari ishte shtetas grekë. Një fakt të tillë, e konfirmuan gjurmët e gishtërinjve. Ngjarja ndodhi sot në mëngjes në lagjen “Dhafni” të Athinës, pas një kontrolli rutinë të patrullave të policisë, të cilët panë dy persona të dyshimtë.

Në momentin e ngjarjes, dy personat kanë nxjerrë armët duke qëlluar në drejtim të policisë. Forcat e rendit hapën zjarr duke lënë pas një të vdekur, ndërsa personi i dytë u largua nga vendngjarja duke i shpëtuar prangave.

Athinë, policia ekzekuton me armë shqiptarin

Athinë (11:18) - Një shqiptar është qëlluar për vdekje nga policia greke në Athinë. Ngjarja e rëndë erdhi pasi dy shqiptarë u përplasën me armë me policinë helene, ngjarje e cila përfundoi me një të vdekur. Mediat greke bëjnë të ditur se pasi shkëmbimit të zjarrit, policia ka ekzekutuar shqiptarin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, kur dy shqiptarët po tentonin një grabisnin një makinë, gjë që janë zbuluar nga policia. Shqiptari tjetër është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke i shpëtuar prangave të policisë. Ende nuk dihet identiteti i viktimës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›