E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpëndanin drogë në gjimnaze, arrestohen

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga tre të rinj mes tyre një i mitur dhe ka shpallur në kërkim disa persona të tjerë, për shpërndarje të drogave kryesisht në shkollat e Librazhdit dhe të Përrenajsit. B. L-17 vjeç, Ervis Mekshi 19 vjeç dhe Olsi Hasanymeri 39 vjeç u arrestuan gjatë natës, sepse sipas policisë së Elbasanit prej kohësh bënin pjesë në një rrjet shpërndarësish të drogave kryesisht të llojit canabis sattiva.

Këtë lloj lënde narkotike pjestarët e këtij grupi shpërndarësish ia shisnin kryesisht gjimnazistëve të qytetit të Përrenjasit dhe Librazhdit. Sipas hetimeve paraprake rezulton se rreth 30 nxënës të këtij gjimnazi janë kthyer në përdorues të përditshëm të hashashit dhe situata është bërë mjaft alarmante gjatë muajve të parë të këtij viti. Tre të rinjtë policia u kapi në flagrancë edhe 1 kg canabis sativa.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›