E Hënë, 2 Nëntor 2026

Delegacioni i BE në Tiranë përshëndet hapjen e negociatave për ‘Tregun e Brendshëm’: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka përshëndetur hapjen e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm, duke e cilësuar një zhvillim të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Në një reagim zyrtar në platformën sociale “X”, delegacioni thekson rëndësinë e miratimit dhe zbatimit të reformave në përputhje me standardet evropiane.

“Një hap tjetër i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian: hapja e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm! Tani është e rëndësishme të miratohen dhe zbatohen reformat që lidhen me BE-në. Vijimi i përafrimit me legjislacionin e BE-së e afron Shqipërinë me një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt”, shkroi ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato.

Delegacioni e mbyll deklaratën me zotimin se BE do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij procesi integrues.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›