Lëvizja Bashkë çel fushatën në Fier, Arlind Qori: E reja është ndryshimi

Lëvizja Bashkë çeli zyrtarisht fushatën, duke e nisur pikërisht nga Fieri.
Për eksponentin e Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, e reja është ndryshimi dhe ajo i duhet popullit shqiptar.
“Ky është takimi më i madh, më i bukur në historinë e Lëvizjes Bashkë. Pavarësisht një mijë e një padrejtësive, pavarësisht një Shqipërie, që nga pikëpamja e qeverisjes, e marrëdhënieve social-ekonomike, i ngjan asaj të 100 viteve më parë, e reja po lind. E reja po lind mes punëtorëve të keqpaguar, që ende një pjesë të rrogës e marrin ende nën dorë dhe jo në bankë,” tha z. Qori.
Në mitingun elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, z. Qori prezantoi programin, si dhe kandidatët, ku nuk mungoi edhe një poezi e Ndre Mjedës, “Ëndërro, dashuno”.
Gazetare: Melisa Shameti
/rtsh.al/