Delegacioni i KE: Rusisë i duhet ndryshim rrënjësor

Një delegacion i Këshillit të Asamblesë Parlamentare të Evropës thotë se Rusisë i duhet një ndryshim i vërtetë i politikës dhe jo një “mekanizëm i mbijetesës” për regjimin aktual.
Grupi, i cili ka vëzhguar zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar në Rusi, ka folur sot në Moskë, para prezantimit të raportit final në një seancë plenare gjatë të hënës në Strasburg.
Lideri i delegacionit, Tino Koks gjithashtu ka paralajmëruar se protestat mbarëkombëtare në Rusi, për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve duhet të konsiderohen si thirrje për ndryshim në Rusi.