Rusi, Sergei Lavrov viziton Pakistanin

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, është nisur sot për në Pakistan, për një vizitë dyditëshe, ku pritet të takohet me presidentin, Asif Zardari, dhe me kryeministrin, Raja Pervez Ashraf.
Zyra e jashtme e Pakistanit tha se fokusi në këto bisedime do të jetë Afganistani dhe lidhjet politike dhe të biznesit mes Pakistanit dhe Rusisë.
Javën e kaluar, Zyra e jashtme e Pakistanit ka njoftuar se presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, ka shtyrë udhëtimin në Islamabad, për të marrë pjesë në samitin e liderëve të Pakistanit, Taxhikistanit dhe Afganistanit.
Nuk është dhënë ndonjë shkak për ndryshim në axhendën e Putinit.