Panariti në Athinë, priten bisedime për marrëveshjen detare

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, u nis për në një vizitë zyrtare në Athinë, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Avramopoulos.
Gjatë kësaj vizite, Ministri Panariti pritet të takohet edhe me Presidentin e Republikës Greke, Karolos Papulias, si dhe me përfaqësues të komunitetit të shqiptarëve në Greqi.
Gjatë takimeve do të trajtohen çështje të axhendës dypalëshe dhe shumëpalëshe, të integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe të rajonit tonë.
Duket mbetur këtu pritet që një vëmedendje të madhe të marrin diskutimet lidhur me projektin e përpashkët TAP si dhe cështja e shumëdebatuar për marrëveshjen detare Shqipëri-Greqi.