Jemen, vriten tre militantë të Al Kaidës

Tre pjesëtarë të dyshuar të Al-Kaidës janë vrarë gjatë një sulmi të sotëm në një strehim të tyre në Aden të Jemenit.
Burime të sigurisë thonë se me këtë ndërhyrje është zbuluar komploti kryesor për sulme kundër policisë në këtë qytet-port.
Në njoftimin e ministrisë së mbrojtjes së Jemenit theksohet se përleshjet zgjatën afro dy orë dhe se janë plagosur edhe katër pjesëtarë të forcave të sigurisë.
Një zyrtar i sigurisë, duke folur për AFP-në në kushte anonimiteti, tha se operacioni ndali “disa sulme terroriste, që do të ndërmerreshin gjatë orëve të ardhshme”.
Në strehimin e militantëve janë gjetur makina të ngarkuara me eksplozive dhe disa jelekë me bomba.
Për militantët e vrarë, ministria e mbrojtjes tha se ata “ishin tre nga operativistët më të rrezikshëm të Al-Kaidës”.