E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delegacioni i PE, vleresime per dialogun politik Rozeta Rapushi

Kryetari i delegacionit per Marredheniet me Evropen Juglindore, Eduard Kukan, dhe eurodeputetet e delegacionit te Parlamentit Evropian, vleresuan dje ne Tirane arritjen e marreveshjeve per votimin e projektligjeve qe kerkojne shumice votash, si dhe ngritjen e komisionit te reformes zgjedhore. Gjate takimeve te djeshme te delegacionit, te zhvilluara me Presidentin Bamir Topi, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, eurodeputetet u shprehen shume te kenaqur qe, me ne fund, nga Shqiperia po vijne lajme pozitive. "Jemi shume te lumtur qe po vijne lajme shume pozitive nga Shqiperia. Arritja e marreveshjeve dhe votimi i tre ligjeve me 3/5-at jane hapa inkurajues dhe konkrete. Shpresojme te vijohet ne kete klime, ne permbushje te aspirates integruese", u shpreh Kukan gjate takimit me kryetaren Topalli. Ai thekoi se mesazhi i takimit eshte se Parlamenti Evropian mirepret marreveshjet e arritura mes partive politike. "Jemi te lumtur qe keto marreveshje u arriten ne Parlament. Ne vleresojme kontributin tuaj, si kryetare e Parlamentit, rolin tuaj pozitiv dhe duam te besojme se kjo klime do te vijoje. Kemi ardhur ketu t'ju rikonfirmojme se ne Parlamentit Evropian gjerat po levizin pozitivisht per Shqiperine dhe jemi te gatshem te kontribuojme qe kjo atmosfere te vijoje ne kete trend pozitiv", shtoi Kukan ne emer te delegacionit. Nga ana e saj, kryetarja Topalli u shpreh se ndihet e lehtesuar qe klima politike ne Parlament tashme eshte normale dhe se pas dy vjetesh bojkot, opozita i eshte kthyer punes. "Pas dy vjetesh bllokim, opozita po punon ne komisionet parlamentare dhe po merr pjese ne votime ne seancat plenare. Kemi miratuar 3 kode qe kerkojne 3/5-at, kemi ngritur komisionin per reformen zgjedhore, ashtu si edhe grupin e punes per rregulloren, bazuar ne Rregulloren e Parlamentit Evropian, me konsensusin e te gjitha paleve", u shpreh Topalli. Ajo informoi delegacionin se mazhoranca e ka autorizuar te mbeshtese draft-opinionin e perbashket te OSBE ODIHR-it dhe Komisionit te Venecias, mbi ligjin elektoral dhe praktikat elektorale. "Dua te besoj se opozita e vlereson po ashtu. Une do te marr pjese personalisht ne seancen plenare per kete ceshtje ne Komisionin e Venecias dhe do te mbeshtese kete draft-opinion te perbashket te ketyre dy institucioneve", shtoi ajo. Gjate takimit me Presidentin Topi, delegacioni i Parlamentit Evropian theksoi faktin se shpresojne qe dialogu politik i nisur, te jape rezultatet e duhura ne funksion te aspiratave madhore te qytetareve shqiptare dhe Shqiperise. Ndersa kreu i shtetit tha se e konsideron procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian, si nje proces te bazuar teresisht ne performance dhe merite. "Pas dy vjetesh ngerci politik, perspektiva evropiane ka treguar se eshte nje mjet bashkimi dhe tejet i rendesishem per ndertimin e konsensusit ndermjet klases politike ne vend", u shpreh Topi. Sipas kreut te shtetit, ngritja e Komisionit ad hoc per reformen zgjedhore dhe grupit te punes per rishikimin e rregullave te Kuvendit, si dhe votimi ne komisionet parlamentare te disa kodeve qe kerkojne shumice te cilesuar, shenojne zhvillime pozitive qe i hapin rrugen zbatimit te 12 perparesive te Komisionit Evropian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›