Fondet e BE do te vazhdojne Nga Shtefan Fyle
Komisioni Evropian aprovoi propozimin per te riperteritur mbeshtetjen e tij financiare te para-pranimit, pjese e instrumentit te Asistences se Para-Aderimit (IPA), i cili do t'i jape forme te ardhmes se Shqiperise dhe te te gjithe rajonit ne vitet ne vazhdim. Ne propozojme nje investim prej 14.1 miliarde Euro ndermjet viteve 2014 dhe 2020, per te mbeshtetur reformat ne vendet qe duan te integrohen ne BE. Kjo i shtohet shumes prej 11.5 miliarde Euro te cilen e kemi dhene nga viti 2007 deri ne 2013. Ky angazhim i riperterire u jep mundesi te reja vendeve te perfshira ne procesin e zgjerimit per te zhvilluar ekonomite e tyre, per te forcuar qeverisjen dhe per t'u pergatitur per anetaresim te ardhshem ne Bashkimin Evropian.
Me kete propozim, ne japim nje sinjal te qarte solidariteti dhe angazhimi te vazhdueshem per integrimin Evropian, si dhe per mbeshtetje ndaj reformave demokratike. Pavaresisht veshtiresive aktuale ekonomike, dera e BE-se qendron e hapur per te gjitha vendet te cilat plotesojne kriteret e nevojshme. Lidhur me krizen ekonomike, kjo tregon me shume se kurre me pare qe ne kemi nevoje per nje instrument te efektshem per te ndihmuar tranzicionin e rajonit, i cili do te sjelle me shume stabilitet dhe siguri ne te gjithe Evropen.
Kjo eshte e gjitha ajo qe permban propozimi i ri. Ne marrim persiper ruajtjen e te njejtit nivel financimesh duke filluar nga dita e sotme deri ne vitin 2020, per te siguruar mbeshtetje financiare afat-gjate per procesin e reformave. Ne te njejten kohe, ne propozojme permiresime konkrete ne menyren se si do te shperndahen keto fonde per te arritur rezultate akoma me te mira. Keto instrumente te reja do te na lejojne t'u pergjigjemi akoma me mire nevojave dhe synimeve te partnereve tane. Mbeshtetja jone ndaj vendeve partnere do te behet me e shpejte dhe me fleksibel; duam t'i shperblejme me te miret. Duam te inkurajojme projekte te cilat jane drejtpersedrejti ne perfitim te qytetareve, si per shembull nje administrate dhe sherbime publike me te mira, nje gjyqesor me te mire dhe nje lufte me te efektshme kunder krimit dhe korrupsionit, infrastrukture te permiresuar dhe mjedis me te shendetshem. Se fundi, duam qe asistenca e re te jete me fleksibel, duke siguruar qe fondet te mund te shpenzohen me mire aty ku ekzistojne nevojat dhe kapacitetet per t'i absorbuar ato.
Cfare permban programi per Shqiperine?
Shqiperia tashme ka kufij detare me te sigurt, pasi financimi i BE-se ka lejuar pajisjen me 7 mjete lundruese per Policine Kufitare Shqiptare.
Programi i ri IPA do te na lejoje te adresojme me mire nevojat specifike te Shqiperise pasi do te sjelle me shume financime per zhvillimin ekonomiko-social te Shqiperise. Mekanizmat novatore do te mundesojne me teper hua per infrastrukturen dhe reformat sociale nga bankat nderkombetare.
" Ky artikull botohet ne kuadrin e adoptimit nga Komisioni Evropian te propozimit lidhur me Instrumentin e Para-Aderimit (IPA), me 7 dhjetor 2011