E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi kualifikohet me vështirësi

Juventusi është kualifikuar me vështirësi në çerekfinale të Coppa Italias, pasi vazhdimet i janë nevojitur liderit të Serie A për t`u kualifikuar.

Pjesa e parë ishte pa gola dhe tepër e balancuar, kurse në pjesën e dytë Juventusi dominoi. Ishte Emanuele Giaccherini ai që në minutën e fundit shënoi për atë që u besua të jetë gol i fitores. Sidoqoftë në 1-1 barazoi në rastin tjetër Raggi për ta dërguar sfidën edhe më tej me lojë shtesë.

Në shtesat i saktë u tregua "princi" i Juventusit, Claudio Marchisio i cili realizoi për 2-1 dhe kualifikimin në çerekfinale ku pret fituesin e duelit Roma-Fiorentina

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›